Lamine Yamal ka folur për mundësinë e transferimit të Julian Alvarez te Barcelona, duke e bërë të qartë se do ta mirëpriste me kënaqësi sulmuesin argjentinas në “Camp Nou”. Spanjolli publikisht kërkoi nga Alvarez që t’i bashkohet Barcelonës ngase beson se do të ishte më i duhuri. “Nuk po mendoj shumë për këtë, por sigurisht që do të më pëlqente, sepse ai është një lojtar i madh”.
“Nëse vjen, do ta presim me krahë hapur. Nëse do të isha në vendin e tij, do ta bëja këtë hap. Ne do ta presim nëse dëshiron të vijë. Unë i them: bëje”.
Sipas raportimeve, Alvarez vazhdon të mbetet i vendosur në dëshirën e tij për t’iu bashkuar klubit të ëndrrave, Barcelonës, pasi ka bërë të ditur synimin për t’u larguar nga Atletico Madridi, një vendim që nuk është pritur mirë nga drejtuesit e klubit madrilen.
Raportohet se mundësia për të luajtur përkrah futbollistëve të nivelit të lartë si Lamine Yamal përbën një nga arsyet kryesore që e shtyjnë argjentinasin ta shohë Barcelonën si destinacionin e ardhshëm të karrierës së tij. 🚨 Lamine tells @ellarguero : “I hope Julián Álvarez joins Barcelona”. 🔵🔴🕷️ If he comes, we’ll welcome him with open arms. He’d be joining the best club in the world.
If I were in his position, I’d do it.” “We’re waiting for him if he wants to come. He’s more than welcome”. pic.twitter.com/LIR7Dx5TuX — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 1, 2026 Megjithatë, Barcelona do të duhet të përballet me kërkesat e larta financiare të Atletico Madridit për të realizuar një transferim të tillë gjatë afatit kalimtar veror./ Telegrafi
