Shpërndaje në: FIFA ka shpjeguar rregulloret më të rrepta që rezultuan me anulimin e një goli që do të ishte i fitores për Gjermaninë në ndeshjen ndaj Paraguait. Goli me goditje me kokë i mbrojtësit Jonathan Tah në kohën shtesë u anuluar pas rishikimit të VAR-it për shkak të një fauli ndaj portierit Orlando Gill. Rishikimet treguan Waldemar Antonin e Gjermanisë duke shtyrë Gillin përtokë.
Por kontakti minimal bëri që vendimi të kritikohej shumë, sidomos në Gjermani. Gjermania u mposht më pas në penallti. Shefi i gjqytarëve të FIFA-s, Pierluigi Collina, tha se gjyqtarëve u ishte thënë të ndëshkonin incidentet kur lojtarët përpiqen të bllokojnë kundërshtarët, ndërkohë që nuk bëjnë asnjë përpjekje për të luajtur me top. Veçanërisht kjo u theksua kur bëhet fjalë për portierët.
“Edhe pse mbajtja e një pozicioni nuk është faul në vete, kur një lojtar sulmues nuk është i interesuar për topin dhe lëviz qëllimisht, madje edhe kur lëviz shumë pak, me qëllimin e qartë për të penguar lëvizjen e kundërshtarit dhe e pengon atë të mbrohet, atëherë gjyqtarët dhe VAR-i duhet ta analizojnë me kujdes incidentin dhe të ndërhyjnë”, ka thënë Collina.
“Kjo është veçanërisht rast kur synohet të parandalohet portieri kundërshtar që të jetë në gjendje të mbrojë portën. Trajnerët dhe lojtarët u informuan, kështu që nuk duhet të jetë çudi që gjyqtarët t’i referojnë këtu faule”, ka shtuar Colina. VIDEO: Jonathan tah bullish header goal today 🔥 pic.twitter.com/cm8E1Thqbp — IG SAM (@SamuelIgho2040) June 29, 2026
