Policia e Kosovës ka dhënë detaje nga grabitja ndaj tre shtetasve të huaj në orët e mbrëmjes më . Nën kërcënimin e thikës, dy brazilianeve dhe një rumuni u janë grabitur dy telefona celularë, 1500 euro e disa bizhuteri. Pas grabitjes të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Ymer Aliu”, më , rreth orës .
Pas pranimit të informacionit, ekipet policore kanë nisur hetimet për zbulimin e dorasve të këtij rasti. Organet e rendit kanë identifikuar të dyshuarit tek të cilët kanë gjetur dhe konfiskuar dy telefonat e grabitur, bizhuteritë, një pjesë të parave si dhe dy thika të cilat dyshohet se ishin përdorur në rast.
Sipas Policisë, të arrestuar janë N.K., 26 vjeç, dhe A.K., 26 vjeç, të dy shtetas të Republikës së Kosovës. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimet janë bërë pas veprimeve intensive hetimore të Sektorit të Hetimeve të Kryeqytetit, në bashkëpunim me njësitë e Stacionit Policor “Jugu”, të cilat kanë mundësuar identifikimin dhe kapjen e shpejtë të të dyshuarve. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.
