Beshir Hamza bashkë me babanë e tij, të dyshuar për vrasjen e imamit Gazmen Tairovci në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Kështu ka njoftuar policia përmes raportit ku thotë se rasti për krimin në Dragash po vazhdon të hetohet. Po ashtu, u bë e ditur se Hamza e goditi imamin me thikë pesë herë. “Fsh. Zlipotok, Dragash – .
Me pas një pune hetimore, janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se e kanë kryer veprën penale të vrasjes. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”.
