Sot zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve për

0%

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) sot zhvillon procesin e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit zhvillohet më . Në garë janë pesë kandidatë dhe atë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

KPK ka njoftuar se Paneli Vlerësues për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit i kryesuar nga Arian Gashi dhe i përbërë nga Visar Krasniqi dhe Elza Bajrami-Kastrati, ka filluar hartimin e pyetjeve standarde për intervistimin e kandidatëve, në prani të monitoruesve vendorë dhe ndërkombëtarë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Në përputhje me procedurat e përcaktuara për zhvillimin e këtij procesi, tre orë para fillimit të intervistave, Paneli Vlerësues është duke përgatitur pyetjet standarde në prani të monitoruesve nga partnerët ndërkombëtarë dhe organizatat e shoqërisë civile, me qëllim të garantimit të transparencës dhe besueshmërisë së procesit”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas KPK-së, intervistat e kandidatëve do të fillojnë në ora . Ndërkaq, thuhet se kryesuesi i Panelit Vlerësues, njëherësh kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Arian Gashi, theksoi se procesi do të zhvillohet me transparencë të plotë, objektivitet dhe profesionalizëm, duke siguruar trajtim të barabartë për secilin kandidat.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vazhdojë ta informojë opinionin publik dhe mediat në kohë reale për ecurinë e procesit të emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, meritokracisë, transparencës dhe integritetit institucional”, thuhet në njoftim.

Sipas agjendës së Këshillit, i pari intervistohet Atdhe Dema, dhe pasohet nga Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi.

“Njoftohen të gjithë të interesuarit që t’u përmbahet të gjitha rregullave dhe orareve të përcaktuara nga KPK-ja dhe me mirëkuptim luten që për shkak të hapësirës së kufizuar, të konfirmojnë emrin e një përfaqësuesi/monitoruesi duke kontaktuar Zyrën pёr Komunikim Publik në adresën: [email protected] deri më datë .

Takimi i Panelit Vlerësues për hartimin e pyetjeve standarde (tre orë para fillimit të intervistave) . z. Atdhe Dema nga ora PAUZA – z. Naim Abazi nga ora z. Rafet Halimi nga ora z. Shqipdon Fazliu nga ora z. Zejnulla Gashi nga ora “, njoftoi KPK-ja ditë më parë.

Ndryshe, më , me 6 vota për dhe 1 kundër, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka miratuar kandidaturat e pesë kandidatëve që kanë hyrë në garë për Kryeprokuror të Shtetit.

Përkatësisht, prokurorët që kanë aplikuar për këtë pozitë dhe i plotësojnë kushtet sipas kritereve janë: Atdhe Dema– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Terrorizmit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Naim Abazi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Rafet Halimi– Prokuror në Departamentin për Hetimin e Korrupsionit dhe Krimit Financiar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Shqipdon Fazliu– Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi– Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, “Betimi për Drejtësi” një ditë pas mbylljes së konkursit më kishte raportuar për pesë emrat e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit. Kujtojmë se vendimi për shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit ishte marrë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës më .

Pas shpalljes së konkursit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj kishte paraqitur padi me kërkesë për masë të sigurisë në Gjykatën Administrative, duke kërkuar që konkursi i shpallur nga KPK-ja të pezullohet, por Gjykata Administrative e kishte refuzuar kërkesën. Vendimin e vërtetoi edhe Gjykata e Apelit.

Burimi: Bota Sot