Punime në disa zona të Mitrovicës, paralajmërohen ndërprerje të ujit

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar, se ekipet mirëmbajtjes janë duke realizuar punime te planifikuara në disa lokacione të qytetit. Sipas njoftimit, punimet janë duke vazhduar në rrjetin e ujësjellësit në këto lokacione: Fshati Zasellë, Fshati Shupkofc, Fshati Vërrnicë, Rr. “Adriatiku ”, Rr. “Mehmet Isai”, Rr. “Dëshmorët e Kombit”.

Ndërsa punimet në rrjetin e kanalizimit në këto zona: Rr. “Xhevat Jusufi”, Rr. “Bislim Bajgora”, Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”, Rr. “Behram Mehmeti”, Rr. “Melihate Rama”. “Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht.

Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet tutje në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi