Nga sot çmime më të larta të biletave në transportin publik në

0%

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga 1 korriku 2026 do të hyjnë në fuqi çmimet e reja të biletave të transportit publik. Sipas njoftimit, biletat e blera përmes kuletës digjitale ose SMS-së, nëpërmjet operatorëve të telefonisë mobile, do të jenë më të lira se biletat fizike, si pjesë e procesit të digjitalizimit të shërbimeve të transportit publik.

Komuna bëri të ditur se ndryshimet përfshijnë biletat njëdrejtimëshe, ditore, javore, mujore, biletën për linjën e Aeroportit, si dhe biletat vjetore dhe korporative digjitale. Çmimi i biletës njëdrejtimëshe do të jetë 0.80 euro në formë fizike dhe 0.60 euro në formë digjitale ose përmes SMS-së.

Bileta ditore do të kushtojë 1.20 euro fizikisht dhe 1 euro në versionin digjital, ndërsa bileta javore 6 euro në formë fizike dhe 5 euro në atë digjitale. Ndërkaq, bileta mujore do të kushtojë 18 euro në formë fizike dhe 14.50 euro në formë digjitale. Edhe bileta për linjën e Aeroportit do të jetë më e lirë në versionin digjital, me çmim 5 euro, krahasuar me 6 euro për biletën fizike.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, bileta vjetore digjitale do të kushtojë 150 euro, ndërsa bileta korporative vjetore digjitale, e dedikuar për bizneset me 20 e më shumë punëtorë, do të ketë çmimin 120 euro. “Digjitalizimi i transportit publik vazhdon të zgjerohet”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës

Burimi: Bota Sot