Ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka vizituar të martën provat e Operës së Kosovës. Kjo në prag të premierës së Diptikut të kompozitorit italian Giacomo Puccini, e cila do të mbahet sot (1 korrik).
Gjatë vizitës, Bogujevci përcolli nga afër punën intensive të orkestrës, solistëve dhe ekipit realizues, të cilët po finalizojnë përgatitjet për këtë produksion operistik që sjell në skenën e Prishtinës dy vepra të rëndësishme të repertorit botëror.
Sipas Ministrisë së Kulturës, premiera e 1 korrikut përfaqëson një moment të rëndësishëm për zhvillimin e jetës operistike në Kosovë, duke dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e artit skenik dhe muzikor në vend.
