Një rast i dhunës në familje është raportuar paraditen e së martës në Podujevë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë fizike, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në banesat pranë kafiterisë “ Ginger ”, në Sheshin e Qytetit. Pas pranimit të njoftimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën, A.
P rreth 21 vjeç. Ajo ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj, L. Rr. rreth 32 vjeç. Policia ka intervistuar të dyja palët, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin kujdestar për dhunë në familje është iniciuar rasti për veprën penale “ Dhunë në familje ”. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, L. Rr. është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
