E trishtë: Kjo është 71-vjeçarja që dyshohet se u hodh vetë në bunar

0%

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktima që u gjet pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare të Ferizajt është Nagji Jashari. Sipas burimeve, rasti është raportuar mesditën e së martës, ndërsa Hetimet Rajonale në Ferizaj janë njoftuar nga Qendra Operative dhe kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me njësinë e Forenzikës.

Bazuar në deklaratat e para, dyshohet se 71-vjeçarja ishte hedhur në bunar. Familjarët kanë tentuar ta nxjerrin, por pa sukses, duke kërkuar ndërhyrjen e zjarrfikësve. Pas nxjerrjes nga bunari, ekipi i Emergjencës në Ferizaj ka konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve, viktima prej rreth dy vitesh ka pasur probleme shëndetësore dhe ka qenë nën trajtim psikiatrik.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të saktë të vdekjes. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive | Rasti tragjik në Ferizaj: 71-vjeçarja u gjet e vdekur në bunar, dyshohet se u hodh vetë Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com