Rekord i ri në Zvicër: Shoferët kaluan mbi 68,000 orë në kolonë në

0%

Rrugët e Zvicrës janë gjithnjë e më shumë të ngarkuara. Sipas të dhënave të Zyrës Federale të Rrugëve (ASTRA), viti 2025 shënoi një rekord historik: shoferët humbën rreth 68’000 orë si pasojë e autostradave dhe rrugëve nacionale të bllokuara nga kolonat. Kjo është një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Shkak i kolonave nuk janë punimet apo aksidentet.

Sipas autoriteteve, mbi 85 për qind e orëve të kaluara në kolona shkaktohen nga e ashtuquajtura mbingarkesë e trafikut – thjesht ka shumë automjete në të njëjtën kohë për kapacitetin ekzistues të rrugëve. Pikat më kritike mbeten akset rreth Zürichut dhe rajonit të Gjenevës, tuneli i Gotthardit dhe segmente të ndryshme të autostradës A1.

Kolonat nuk u marrin shoferëve vetëm kohë – ato i kushtojnë ekonomisë zvicerane miliarda franga në vit nga humbja e produktivitetit dhe vonesat në transportin e mallrave.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Shifrat e vitit 2025 pritet të ringjallin debatin politik për zgjerimin e autostradave dhe projektet e mëdha të infrastrukturës, me të cilat qeveria kërkon të gjejë ekuilibrin mes ndërtimit të rrugëve të reja dhe forcimit të rrjetit hekurudhor.

Burimi: Telegrafi