Edhe pse emrin e llogarisë e kanë “ ”- aty janë publikuar dhjetëra video me përmbajtje të rreme për myslimanët dhe fenë islame. Në këto postime pretendohet për mbylljen e xhamive në Kosovë dhe Shqipëri, përndjekje të myslimanëve nga Shqipëria e Kosova e deri tek djegia e gjitha xhamive.
Madje, në disa prej postimeve është pretenduar rrejshëm se nga Kosova do të largohet misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, dhe të njëjtit do të zëvendëson me 1,000 ushtarë izraelitë.
Rrena se KFOR do të zëvendësohet nga ushtarët izraelitë Faqja në Tiktok, , ka shpërndarë një ( arkiva ) përmes të cilës pretendohet se “Benjamin “Bibi” Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të dërgojë 1,000 ushtarë në Kosovë”. Brenda në video nuk është paraqitur asnjë e dhënë e mbështetur në fakte.
Një pretendim i tillë nuk është publikuar nga ndonjë media kredibile apo në ueb-faqen e Qeverisë së Izraelit . Në një tjetër ( arkiva ) të publikuar në këtë faqe, thuhet se “Trupat e NATO-s po largohen nga Kosova. Duke filluar nga sot, ushtria izraelite do të mbrojë kufijtë e Kosovës. Shqiptarët e Kosovës po festojnë”.
Në ketë video është paraqitur kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri duke nënshkruar kontratë me Nënkryetarin e Komunës së Netanies nga Izraeli, z. Efraim Bulmash. Fotografia nuk ka të bëjë me ketë çështje, e njëjta është publikuar në profilin zyrtar të kryetarit të Pejës, .
Përmes këtij postimi Muhaxheri kishte thënë “shpreh interesin dhe dëshirën e përbashkët për dy qytetet tona – Pejën dhe Netanien – për t’u binjakëzuar”. Muhaxheri nuk kishte deklaruar diçka lidhur me sjelljen e ushtarëve izraelit në Kosovë. E njëjta fotografi është ripublikuar pas katër viteve. NATO nuk është larguar nga Kosova.
NATO ka njoftuar se do të zvogëlojë gradualisht numrin e trupave të KFOR-it gjatë vitit, për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë. Megjithatë, KFOR-i mbetet në Kosovë dhe NATO ka theksuar se është plotësisht e përkushtuar ndaj sigurisë së vendit.
E njëjta faqe, , ka publikuar një seri të videove në të cilat pretendohet rrejshëm se protestuesit në Tiranë kanë sulmuar xhamitë e ndërtuara nga Turqia. Kjo faqe ka publikuar një ( arkiva ) në të cilën pretendohet se “Shqiptarët në Kosovë mbështesin Shqipërinë për të dëbuar bastardët turq nga tokat shqiptare dhe për të mbyllur xhamitë në Kosovë dhe Shqipëri”.
Video e paraqitur ku shihet duke u larguar një flamur turk, nuk ka të bëjë me protestat në Shqipëri. , ku disa të rinj kishin larguar flamurin turk nga një objekt pasi i njëjti ishte vendosur pranë flamurit kombëtar shqiptar në prag të festës së 28 nëntorit. I njëjti pretendim i rrejshëm është bërë edhe për shqiptarët në Maqedoni.
Në një ( arkiva ) të publikuar në këtë faqe thuhet “Shqiptarët në Maqedoni bashkohen me Shqipërinë Flamuri turk digjet në Tetovë reagon Turqia”. Një sulm ndaj flamurit turk në Tetovë të Maqedonisë së Veriut kishte ndodhur në vitin 2018.
Pretendimet se videot tregojnë shqiptarë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut duke mbështetur “dëbimin e turqve”, “mbylljen e xhamive” apo “djegien e flamurit turk” janë të rreme.
Mediat kredibile në këto shtete nuk kanë njoftuar për një zhvillim të tillë (shih këtu , këtu dhe këtu ) Në një tjetër ( arkiva ) të publikuar nga kjo faqe, janë paraqitur pamje të protestave në Tiranë ndërsa në përshkrim pretendohet se “Protestuesit sulmojnë xhamitë e ndërtuara nga Turqia”. Deri më tani Policia në Shqipëri nuk ka raportuar për ndonjë sulm ndaj xhamive të vendit.
Prej 15 qershorit, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka referuar në Prokurori 151 protestues për veprat penale të prishjes së qetësisë publike, pengim të qarkullimit dhe tubim të paligjshëm.
Protestat në Tiranë Mijëra njerëz kanë protestuar këtë muaj në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, si dhe në disa shtete të botës, duke kundërshtuar punimet për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, pranë Vlorës, mes shqetësimeve lidhur me ndikimin në mjedis dhe mosmarrëveshjeve mbi pronësinë e tokës.
Zvërneci gjendet në një zonë të mbrojtur, që është habitat për flamingot, fokat dhe shumimin e breshkave të detit. Flamingoja është shndërruar në simbol të protestave, me demonstruesit që mbajnë në duar zogjtë rozë dhe pankarta me mbishkrimin “Revolucioni i Flamingos”. Shfuqizimi i Ligjit për investimet strategjike është një nga kërkesat e protestuesve.
Në dhjetor të vitit 2024, Qeveria e Shqipërisë i dha statusin e investitorit strategjik kompanisë së dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, për të ndërtuar një resort luksoz në ishullin e Sazanit.
Komiteti për Investime Strategjike, që udhëhiqet nga Rama, pranoi propozimin e kompanisë Atlantic Incubation Partners LLC , për projektin i cili shtrihet në hapësirë prej 45 hektarësh në ishullin e Sazanit. Projekti parasheh një investim prej 1.4 miliardë euro.
Në lidhje me projektin që Kushner tha se do të investonte në Zvërnec, Rama ka thënë më herët se nuk ka pasur kërkesë për status të investitorit strategjik. Rama këmbënguli se nuk ka projekt as për Sazanin e as për Zvërnecin, por janë vetëm ide apo vizione. “Për Sazanin, nuk ka nevojë për një projekt, por marrëveshje sepse nuk po e shesim ishullin. Kurrë nuk kanë kërkuar ta blejnë ishullin.
Edhe po të kërkonin, ne kurrë nuk na ka shkuar ndonjëherë nëpër mend alternativa për të shitur ishullin. Ishulli ju përket shqiptarëve dhe do të vazhdojë të jetë pasuri e Republikës së Shqipërisë. Do të ketë pronësi të objektit.”- tha ai.
Rama nuk ka thënë se do të rrënohen Xhamitë Në njërën ( arkiva ) është paraqitur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndërsa në përshkrim thuhet “Edi Rama i përgjigjet popullit shqiptar Çdo xhami në Shqipëri do të mbyllet Kjo është toka e Skënderbeut”.
Në internet nuk gjendet asnjë deklaratë e tillë. ku Rama dëgjohet duke thënë “drejt majës ku duam të ngremë Flamurin e Skënderbeut”, është marrë nga fjalimi i tij, në ceremoninë e përurimit të Xhamisë Namazgja në Tiranë më .
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, më , ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ndaj pjesëmarrjes së shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në protestën e mbajtur në Tiranë, më , duke kundërshtuar cilësimin e tyre si “diasporë”.
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk janë diasporë e Shqipërisë në tokë të huaj, së bashku me maqedonasit e veriut ata janë popull shtetformues në tokën e tyre në shtetin fqinj! Diasporë janë mërgimtarët në vende të huaja, jo ata dhe as shqiptarët e Kosovës jo e jo, të cilët kanë shtetin e tyre të pavarur” – ka shkruar Rama.
Ai ka kritikuar pjesëmarrësit në protestë duke thënë se “kur ushtarët e verbër të karvaneve politike nga Prishtina e Tetova paraqiten në Tiranë si ‘diasporë’, me flamuj kombëtarë që bëhen dekor i një farse të tillë dhe me plisa të bardhë që nxihen prej një marreje si kjo, ata janë thjesht viktima të zellshme”.
Rama ka pretenduar se organizatorët e këtyre lëvizjeve po i bëjnë dëm imazhit të shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, por ai . Prej gati një muaji, mijëra protestues mblidhen çdo mbrëmje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Të gjitha protestat kanë paqësore, ku mes dhjetëra mijërave qytetarëve që kërkojnë largimin e kryeministrit dhe liderit të opozitës, gjenden edhe fëmijë të shoqëruar nga prindërit e tyre, të moshuar, familjarë si dhe turistë të huaj. Kryeministri Rama vazhdon të mbrojë projektin për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, afër Vlorës, përkundër protestave.
Punimet lidhen me planet e shpallura më herët nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan, Donald Trump. Në mars të vitit 2024, Kushner deklaroi se synon të ndërtojë hotele dhe qindra vila në zonën e Zvërnecit.
Ky material është realizuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë përmes financimit nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar; megjithatë, pikëpamjet e shprehura nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikat zyrtare të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
