Ekskluzive | Digjet një shtëpi në Vushtrri, dëmi arrin mbi 84 mijë

0%

Një shtëpi është përfshirë nga flakët mëngjesin e së martës në fshatin Liqej të Vushtrrisë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se zjarri dyshohet të ketë shpërthyer si pasojë e një defekti në instalimin elektrik. Sipas ankueses, A. I., rreth 29-vjeçar, flakët kanë përfshirë shtëpinë e banueshme, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ajo ka deklaruar se vetëm dëmi në objekt arrin në rreth 80 mijë euro, ndërsa në zjarr janë shkrumbuar edhe 1,300 euro para të gatshme dhe stoli ari në vlerë rreth 3 mijë euro. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, hetuesit, eksperti i zjarrit dhe ekipet e KEDS-it, të cilët kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com