Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar vendimin për autorizimin e Ministrisë së Financave që t’i ndërmarrë veprimet e nevojshme për hapjen e llogarisë së dedikuar, në kuadër të Llogarisë së Vetme të Thesarit (LlVTH) me emërtimin “Fondi i Konfiskimit”.
Sipas tyre, llogaria e dedikuar do të shërbejë vetëm për pranimin dhe evidentimin e të hyrave nga konfiskimi i pasurisë me vendim të formës së prerë. Në mbledhjen elektronike, Qeveria në detyrë ka miratuar edhe Raportin e Konsoliduar Vjetor për Funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike, në Subjektet e Sektorit Publik, për vitin 2025.
Më , KALLXO.com raportoi se mbi 12 milionë euro ishte vlera e pasurisë së konfiskuar, ngrirë dhe sekuestruar gjatë katër viteve të fundit, të administruar nga Agjencia e Administrimit te Pasurive te Sekuestruara dhe te Konfiskuara.
