Omëletë me ton dhe perime: Receta e shpejtë që kthehet në vakt të

0%

Me vezë, ton, spec të kuq, qepë të njoma dhe sallatë të freskët, kjo pjatë përgatitet lehtë dhe është ideale për mëngjes, drekë të lehtë apo darkë të shpejtë Omëleta është ndër gatimet më praktike, sepse lejon shumë hapësirë për shtesa të ndryshme. Kombinimi i tonit, perimeve dhe majdanozit të freskët i jep shije të pasur, ndërsa sallata anash sjell freski shtesë në pjatë.

Përbërësit: 6 vezë 200 g ton nga konserva 1 spec i kuq 2 qepë të njoma 3 lugë gjelle majdanoz i grirë 50 ml qumësht 2 lugë gjelle vaj kripë dhe piper, sipas shijes Për sallatën: 150 g sallatë jeshile 2 domate 1 kastravec 1 lugë gjelle vaj ulliri kripë, sipas shijes Si të përgatitet: Kullojeni tonin dhe copëtojeni me pirun. Lajini specin dhe qepët e njoma, më pas prijini në kube të vogla.

Rrihni vezët me qumështin, gjysmën e majdanozit të grirë, pak kripë dhe piper. Nxehni vajin në një tigan më të madh dhe hidhni përzierjen e përgatitur. Piqeni për disa minuta, derisa omëleta të fillojë të mpikset. Përzieni tonin, specin dhe qepët e njoma, pastaj shpërndajeni mbushjen mbi njërën gjysmë të omëletës. Paloseni me gjysmën tjetër dhe vazhdoni pjekjen edhe dy deri në tre minuta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Lajini dhe prijini perimet për sallatë, rregullojini me vaj ulliri dhe kripë, pastaj shërbejini pranë omëletës së ngrohtë. Para servirjes, spërkateni me pjesën e mbetur të majdanozit të freskët. Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Burimi: Telegrafi