Silva thotë se Modriqi është frymëzim

0%

Shpërndaje në: Futbollisti i Portugalisë, Bernardo Silva, ka thënë se ylli kroat i futbollit, Luka Modriq, është një prej lojtarëve të pëlqyer të tij. Ai ka thënë se Modriq është frymëzim për lojtarët. Portugalia dhe Kroacia do të përballen të premten në Toronto, në 1/16 e finales të Kupës së Botës. “Ai është frymëzim.

Kam pasur mundësinë të luaj kundër tij shpesh, i kërkova një fanellë gjatë një ndeshjeje të Manchester Cityt kundër Real Madridit dhe është një nga fanellat e mia më të dashura në shtëpi”, ka thënë Silva. Silva 31-vjeçar do t’i bashkohet Real Madridit pas përfundimit të Botërorit. Modriq ka qenë prej lojtarëve më të mirë të Realit.

Ai ka fituar shumë trofe, ndërsa aktualisht është futbollist i Milanit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha