Shpërndaje në: Presidenti i Kepit të Gjelbër, Jose Maria Neves, beson se përfaqësuesja e futbollit mund ta mposhtë kampionen në fuqi të Botës, Argjentinën me rezultat 1:0, në ndeshjen e 1/16 të finales së Kupës së Botës. Shteti afrikan u kualifikua në Kupën e Botës për herë të parë dhe u kualifikua në fazën nokaut duke befasuar të gjithë.
Kepi i Gjelbër u kualifikua pas tri barazimeve, kundër Spanjës, Uruguait dhe Arabisë Saudite. “Mendoj se Kepi i Gjelbër mund ta mposhtë Argjentinën 1:0”, tha presidenti Neves për “BBC”. “Ne luajmë për të fituar. Kur pritjet janë të vogla dhe nëse ekipi ka dëshirën për të fituar, kjo është e mundur. Kemi 100 për qind mundësi për të fituar kundër Argjentinës”.
Ndeshja Argjentinë – Kepi i Gjelbër luhet të shtunën.
