Djali i legjendës së tenisit po shkëlqen në Botëror: Neil El Aynaoui,

0%

Maroku vazhdon të jetë një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026, ndërsa një nga emrat që po spikat më shumë është mesfushori Neil El Aynaoui. Në vetëm 24 vjeç, ai është shndërruar në liderin e mesfushës së “Atlas Lions”, duke udhëhequr skuadrën drejt fazës së 1/8 së finales. Pak kush do ta kishte imagjinuar se El Aynaoui do të bëhej futbollist.

Ai është djali i legjendës së tenisit maroken, Younes El Aynaoui, dhe fëmijërinë e kaloi pranë fushave të tenisit. “Deri në moshën 10 ose 11 vjeç ai ishte gjithmonë në fushat e tenisit. Kur u transferuam në Barcelonë, filloi të luante futboll dhe që nga ai moment nuk mendoi më për asgjë tjetër”, ka treguar babai i tij.

Madje, Younes kishte zbuluar se ëndrra e djalit të tij ishte të luante një ditë për Barcelonën. Rrugëtimi drejt elitës El Aynaoui e nisi karrierën te Nancy, ndërsa në vitin 2023 u transferua te Lens për më pak se një milion euro, pas rënies së klubit në kategorinë e tretë franceze.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetëm dy vite më vonë ai realizoi hapin e madh të karrierës, duke kaluar te Roma për 23.5 milionë euro, në një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e Lens. “Që nga momenti kur mbërrita në Romë ndjeva pasionin e tifozëve. Dua të jap maksimumin tim, sepse ky qytet e meriton”, kishte deklaruar mesfushori pas prezantimit.

Zgjodhi Marokun Edhe pse kishte të drejtë të përfaqësonte Francën, El Aynaoui vendosi të luante për Marokun. “Ishte vendimi i tij. Unë jam maroken, ndërsa nëna e tij është franceze. Por që nga fillimi ishte e qartë se ai donte të përfaqësonte Marokun”, ka thënë babai i tij. Ai debutoi fillimisht me ekipin U23, ndërsa më pas mori ftesën edhe nga kombëtarja A.

Zemra e mesfushës së Marokut Edhe pse te Roma nuk ka qenë gjithmonë titullar nën drejtimin e Gian Piero Gasperinit, me fanellën e Marokut ai është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Trajneri italian e ka vlerësuar lart mesfushorin: “El Aynaoui është një lojtar i ri, por shumë i besueshëm. Ai kontribuon në mënyrë të shkëlqyer si në mbrojtje ashtu edhe në fazën sulmuese.”

Në këtë Kampionatin Botëror ai ka qenë titullar në të katër ndeshjet e Marokut, duke humbur vetëm shtatë minuta gjatë gjithë turneut. Dominues ndaj Holandës Paraqitja e tij më e mirë erdhi në fitoren dramatike ndaj Holandës në 1/16 e finales.

Statistikat e tij ishin mbresëlënëse: 156 prekje të topit (më shumë se çdo lojtar i Marokut), 97% saktësi në pasime, 6 rikuperime topi, 15 duele të fituara dhe protagonizëm i vazhdueshëm në organizimin e lojës.

Edhe pse humbi penalltinë e parë në serinë vendimtare, Bono priti një gjuajtje të kundërshtarit, ndërsa Ismael Saibari realizoi penalltinë e kualifikimit, duke bërë që gabimi i El Aynaouit të mos ndikonte në fatin e skuadrës.

“Do ta festojmë këtë fitore, sepse nuk ndodh çdo ditë të fitosh një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës”, deklaroi ai pas ndeshjes. 24 – Neil El Aynaoui parmi les joueurs du Maroc 🇲🇦 contre les Pays-Bas : 🥇Ballons touchés (156) 🥇% passes réussies (97%) 🥈Duels (15) 🥇Ballons récupérés (6) 🥈Pressings à haute intensité (38) Omniprésent. pic.twitter.com/nljsSio9zV — OptaJean (@OptaJean) June 30, 2026 Synimi i radhës Maroku tani do të përballet me Kanadanë për një vend në çerekfinale, ndërsa El Aynaoui mbetet një nga armët kryesore të ekipit afrikan.

Ai ende nuk është shndërruar në lider absolut te Roma, por në kombëtaren marokene tashmë konsiderohet “gjenerali” i mesfushës dhe një nga lojtarët kyç në ëndrrën e re të “Atlas Lions” për të bërë histori në Kupën e Botës.

Burimi: Telegrafi