Këtë të martë po mbahet dita e 31-të e protestës në Tiranë. Protesta ka nisur që në orët e mëngjesit, ku disa qytetarë janë mbledhur përpara Kuvendit. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe përplasje me policinë. Në orën , protestuesit janë rikthyer sërish në sheshin “Skënderbej”, nga ku kanë vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, duke ndjekur itinerarin e zakonshëm të protestave.
Një prej nismëtarëve, Arben Kola, u është drejtuar qytetarëve të pranishëm, duke deklaruar: “Për ata që nuk ishin te parlamenti, e patë që ata kërkojnë dhunë. Tani e mbrapa të reagojnë në mënyrë të pavarur dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi. Ju me dhunë, dhe qytetarët me dhunë”. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
