Luis Enrique nuk mjaftohet me super ekipin që ka

0%

Pavarësisht se PSG ka një ekip super të kompletuar dhe jo më kot fitoi Champions League për herë të dytë rresht, sërish Luis Enrique nuk është i kënaqur plotësisht me skuadrën që ka në dispozicion dhe ka kërkuar nga drejtuesit tre përforcime. Bëhet fjalë për dy përforcime në sulm dhe një në mbrojtje: Yan Diomande, Maghnes Akliouche dhe Junior Kroupi.

Me anësorin nga Bregu i Fildishtë dhe mbrojtësin e djathtë francez, PSG ka rënë dakord për kushtet personale dhe për një kontratë 5-vjeçare. Tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me dy klubet respektive, Leipzig dhe Monaco. Objektivi i tretë është Eli Kroup Junior, sulmuesi i ri francez i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Premier League me Bournemouth, ku shënoi 13 gola.

Për francezin ka interes konkret edhe nga Barcelona. PSG është e gatshme të paguajë plot 250 milionë euro për këto transferime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot