Kuvendi i Prishtinës miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore për

0%

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për vitet 2027–2029, dokument që shërben si bazë për planifikimin financiar të kryeqytetit gjatë tri viteve të ardhshme. Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e subjekteve politike paraqitën mospajtime rreth përpilimit të këtij dokumenti.

Shefi i grupit të LVV-së, Gëzim Sveçla, kritikoi faktin që KAB-ja u shqyrtua vetëm pak orë para skadimit të afatit ligjor për dorëzimin e saj në Ministrinë e Financave. “Nuk është e pranueshme që një dokument kaq i rëndësishëm të trajtohet vetëm disa orë para përfundimit të afatit ligjor për dorëzim në Ministrinë e Financave” – tha Sveçla.

Kritika pati edhe nga asamblisti i kësaj partie, Feim Osmani, i cili tha se pjesa e paraparë për investime kapitale nuk është në përputhje me nevojat e Prishtinës. Sipas tij, vetëm 35 % e buxhetit të përgjithshëm, ose rreth 210 milionë euro gjatë tri viteve, janë planifikuar për investime kapitale, gjë që, sipas Osmanit, tregon mungesë të vizionit për zhvillimin e kryeqytetit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në anën tjeyër, Drejtoresha e Financave në Komunën e Prishtinës, Valbona Makolli, tha se KAB-ja përbën dokumentin kryesor strategjik që orienton zhvillimin dhe planifikimin buxhetor të komunës për periudhën 2027–2029.

Ajo theksoi se ky dokument është hartuar në përputhje me procedurat buxhetore të përcaktuara nga Ministria e Financave përmes Qarkores Buxhetore 2027/01 për komunat, duke respektuar udhëzimet dhe kriteret e përcaktuara për planifikimin financiar të institucioneve lokale dhe niveleve të tjera të qeverisjes.

Burimi: Kallxo