Avokati i Popullit, Endri Shabani ka reaguar pas përplasjes së sotme të protestuesve me forcat policore para Kuvendit. Gjithçka nisi në orët e mesditës, kur disa protestues tentuan të bllokonin hyrjen e deputetëve dhe filluan t’i qëllonin ata me vezë, sëi dhe të hidhnin plera mbi makinat e tyre. Në atë moment ndërhynë forcat policore, të cilët tentuan t’i largonin.
Efektivët e policisë shoqëruan disa protestues, mes tyre edhe Dritan Goxhaj. Pas shoqërimit të tyre protesta u zhvendos para Drejtorisë së përgjithshme të Policisë, me protestuesit që kërkonin lirimin e të shoqëruarve.
Pranë drejtorisë u paraqit edhe Avokati i Popullit, Endri Shabani, i cili në një reagim për media tha: “Ende nuk është caktuar statusi i tyre sepse kërkesa e tyre ishte në lidhje me garantimin e të drejtës për tu mbrojtur, u interesova a ju është dhënë karta e të drejtave, e kanë refuzuar.
Për sa i përket të drejtës për tu mbrojtur, mora garanci nga drejtuesi që praktikisht në momentin që ata që do merren në pyetje, në këto momente garantohet e drejta për përfaqësim ligjor. Zakonisht bëhet brenda5 orëve ene na garantua që do bëhet për gjysmë ore.
Ne jemi këtu, stafi jonë është brenda, do vijmë prap, kështu që tani do ikim në spital sepse jemi njoftuar që ka edhe atje protestues. Nëse kanë shkelur ligjin, padyshim që do të ketë një procedim penal”.
