Ylli i Real Madridit përfundon në gjyq – avokatët kërkojnë dënim me

0%

Mbrojtësi i Real Madridit, Ferland Mendy, është urdhëruar të dalë në gjyq nga një gjykatë në Alcobendas, pas një incidenti të ndodhur në janar të vitit 2023, kur qentë e tij dyshohet se sulmuan një adoleshent dhe dy kafshë shtëpiake, raporton Marca.

Sipas Prokurorisë, katër qentë e futbollistit francez dolën nga prona e tij luksoze pasi porta hyrëse ishte lënë e hapur, duke shkaktuar një seri incidentesh në lagje. Gjatë ngjarjes, njëri prej qenve sulmoi rëndë një qen të racës dachshund, i cili më vonë u detyrua të eutanazohej për shkak të plagëve të marra.

Një 17-vjeçar, i cili ndërhyri për të ndihmuar, u kafshua në këmbë, ndërsa një qen tjetër pësoi plagë të rënda në qafë dhe iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Autoritetet zbuluan gjithashtu shkelje serioze në lidhje me mbajtjen e kafshëve, duke konstatuar se qentë e Mendy nuk ishin të pajisur me mikroçipa identifikues, nuk kishin sigurimin e detyrueshëm të përgjegjësisë civile dhe as vaksinat kundër tërbimit.

Prokuroria ka kërkuar një gjobë prej 1.200 eurosh për lëndime të lehta, ndërsa avokati i viktimës po kërkon një dënim me gjashtë muaj burg, duke argumentuar se rasti përbën neglizhencë të rëndë nga ana e futbollistit francez./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi