Bebe Rexha elektrizon Marokun me një koncert gjigant, ngjitet në

0%

Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka mbajtur mbrëmjen e së dielës një koncert madhështor në Marok, ku performoi para mijëra adhuruesve në kuadër të festivalit të njohur OLM Souissi në Rabat.

Këngëtarja, e cila së fundmi publikoi albumin e saj më të ri “Dirty Blonde”, solli për publikun maroken disa nga këngët e këtij projekti, ndërsa nuk munguan as hitet që e kanë shoqëruar ndër vite dhe e kanë bërë një prej emrave më të suksesshëm të skenës ndërkombëtare.

Interpretuesja e hitit “I’m Good (Blue)” u prit me entuziazëm të madh nga audienca, e cila e shoqëroi performancën e saj me duartrokitje dhe ovacione gjatë gjithë mbrëmjes. Një nga momentet më emocionuese të koncertit ishte kur Bebe u shfaq në skenë e mbështjellë me flamurin e Marokut, gjest që u mirëprit me brohoritje nga publiku i pranishëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vetë artistja ndau më pas me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi dhe video nga atmosfera spektakolare në Rabat, duke treguar energjinë e jashtëzakonshme që mbizotëroi gjatë koncertit. Ky është një tjetër sukses në turneun veror të Bebe Rexhës, e cila gjatë muajve në vijim pritet të ngjitet në skenat e disa festivaleve dhe koncerteve në vende të ndryshme të Evropës.

Burimi: Telegrafi