OBSH ngre alarmin: Sistemi shëndetësor i Venezuelës nën presion të

0%

Sistemi shëndetësor i Venezuelës po përballet me një krizë të thellë pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin javën e kaluar, njoftoi të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Sipas të dhënave të deritanishme, mbi 1.700 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 5.000 të tjerë janë plagosur, pasi qindra ndërtesa u shembën ose pësuan dëmtime të rënda nga tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier, deklaroi në një konferencë për media në Gjenevë se të paktën tri qendra shëndetësore janë dëmtuar rëndë, ndërsa gjashtë të tjera kanë pësuar dëmtime dhe aktualisht funksionojnë vetëm pjesërisht. Ai bëri të ditur se, nga 21 institucionet shëndetësore të vlerësuara, pjesa tjetër vazhdon të ofrojë shërbime, por nën një ngarkesë të jashtëzakonshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Sipas vlerësimeve paraprake, ofrimi i shërbimeve shëndetësore dhe trajtimi i pacientëve po zhvillohen në kushte kaotike, me mbipopullim në spitale dhe një numër gjithnjë e më të madh operacionesh që presin të kryhen”, u shpreh Lindmeier.

Ai shtoi se në rajonin e La Guairas vazhdon të ketë mungesë të punonjësve shëndetësorë të specializuar në kujdesin e maternitetit, duke krijuar një boshllëk serioz në ofrimin e shërbimeve obstetrike për gratë shtatzëna.

OBSH paralajmëroi gjithashtu se mijëra persona të zhvendosur nga tërmetet janë të rrezikuar nga shpërthimi i sëmundjeve infektive, veçanërisht për shkak të nivelit relativisht të ulët të vaksinimit në zonat e prekura. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com