Shpërndaje në: Mesfushori i Fenerbahçes, Matteo Guendouzi, ka bërë një parashikim se sa gola do të shënojë Vedat Muriqi në edicionin 2026/27. Guendouzi mendon se sulmuesi i Kosovës do të shënojë më shumë se 20 gola. Ai në konferencë për shtyp po ashtu deklaroi se i pëlqen mentaliteti fitues i Muriqit. “Më pëlqejnë lojtarët me mentalitet fituesi si Vedat Muriqi.
Besoj se ai do të shënojë më shumë se 20 gola. Ai e bëri këtë në Spanjë”, u shpreh ish-lojtari i Lazios. Qendërsulmuesi Muriqi u lëndua të hënën gjatë seancës stërvitore.
Feneri përmes një njoftimi të hënën bëri të ditur se Muriqi ka pësuar çarje të pjesshme në pjesën e poshtme të kyçit të këmbës së djathtë. 32-vjeçari vendosi të kthehej te Feneri, pasi që nuk arriti ta siguronte mbijetesën në La Liga me Mallorcan.
