Alarmi i ngritur mesditën e së martës në Liqenin e Batllavës vazhdon të mbajë në ankth familjarët dhe autoritetet, teksa operacioni i kërkim-shpëtimit për gjetjen e një personi ende nuk ka përfunduar. Burime të të Sinjalit bëjnë me dije se personi që dyshohet se ka mbetur në ujë është një i ri 25-vjeçar, identitetin e të cilit e di Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve që posedon Sinjali, i riu kishte hyrë në ujë, por më pas nuk është parë të dalë në sipërfaqe, çka ka alarmuar personat që ndodheshin në vendin e ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së informatës, në Liqenin e Batllavës janë angazhuar njësitë relevante të Policisë së Kosovës, bashkë me ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po vazhdojnë operacionin për lokalizimin e 25-vjeçarit. Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.
Alarm në Liqenin e Batllavës: Një person hyri në ujë dhe nuk doli më – nisin kërkimet Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
