Komuna e Prishtinës hap konkursin për regjistrimin e fëmijëve në

0%

Komuna e Prishtinës ka njoftuar hapjen e konkursit për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike të Kryeqytetit për vitin edukativo-arsimor 2026-2027. Përmes një njoftimi publik, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të aplikojnë për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike, duke ndjekur kriteret dhe procedurat e përcaktuara.

“Është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet publike të Kryeqytetit”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës. Sipas njoftimit, procesi i aplikimit përfshin institucionet parashkollore publike që funksionojnë në kuadër të Komunës së Prishtinës për vitin e ri edukativo-arsimor.

“Njoftojmë të gjithë prindërit dhe kujdestarët se është hapur konkursi për regjistrimin e fëmijëve në institucionet parashkollore publike të Komunës së Prishtinës për vitin edukativo-arsimor 2026–2027”, thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Komuna ka bërë të ditur se të interesuarit mund të informohen për kushtet, kriteret dhe procedurat e aplikimit përmes njoftimit të plotë të publikuar nga autoritetet komunale. “Në lidhjen më poshtë gjeni njoftimin e plotë, kriteret dhe procedurën e aplikimit”, thuhet më tej në njoftimin e Komunës së Prishtinës. Aplikimin mund ta gjeni KËTU . / Telegrafi

Burimi: Telegrafi