Kur Brazili u përball me eliminim, në skenë doli i veçanti Ancelotti

0%

Shpërndaje në: Pasi përfundoi pjesa e parë e ndeshjes, lojtarët e Brazilit u larguan nga fusha në gjendje të rënduar, të vetëdijshëm se si do të jetë atmosfera në shtëpi. Brazilianët ishin 45 minuta larg një tjetër eliminimi të hershëm në Kupë të Botës. Dhe një poshtërimi kombëtar po ashtu. Japonia e mbajti të qetë Brazilin në pjesën e parë. Për më tepër shënoi gol dhe dukej komode.

Për ekipin që nuk kishte fituar me përmbysje të rezultati një ndeshje të Kupës së Botës që nga viti 2002, gjërat nuk dukeshin mirë. Dhe rezultati shokues dukej i mundur. Por Brazili e ka në stol Carlo Ancelottin, fituesin serik. Ai ka pesë trofe të Ligës së Kampionëve dhe trofe në pesë ligat kryesore të futbollit evropian. Ka fituar çdo gjë të mundur, madje nga disa herë.

Të paktën në nivel klubesh. Drejtimi i Brazilit është “puna” e parë ndërkombëtare e Ancelottit. Ai është trajneri i parë i huaj i Brazilit në një Kupë të Botës. Me siguri edhe ai ishte pak i shqetësuar pas pjesës së parë. “Jo, jo vërtetë. Kisha besim te skuadra”, tha Ancelotti. I qetë deri në fund.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ancelotti po bënte punën për fitoren e parë me përmbysje të rezultatit të Brazilit në fazën nokaut të Botërorit, që nga ajo ndaj Turqisë në gjysmëfinale, 24 vjet më parë. Nuk ka dyshim që 67-vjeçari duhej të ruante qetësinë për ta mbajtur Brazilin në Botëror. Ancelotti ka fituar nëntë nga 15 ndeshjet e para në krye të Brazilit.

Ndoshta nuk e ka ndier, por presioni ishte i madh kur u kthye në zhveshtore për të mbajtur fjalim para skuadrës, pas pjesës së parë të ndeshjes. Të eliminohej në raundin e parë të eliminimit direkt, dhe për më tepër nga kundërshtar aziatik, do të ishte poshtëruese për Brazilin. Shumë lojtarë të Brazilit patën telashe në pjesën e parë.

Megjithatë Ancelotti zëvendësoi vetëm Endrickun, që hyri në vend të Lucas Paquetas të lënduar. “Ndonjëherë aftësia më e madhe e Ancelottit është të mos bëjë asgjë”, ka thënë Tim Vickery, analist i BBC-së dhe njohës i futbollit në Amerikën e Jugut. “Një oazë qetësie në gjithë kaosin përreth tij. Dhe kjo u shpagua sërish”.

Ancelotti pranoi se Brazili kishte hasur disa probleme ndaj skuadrës së organizuar mirë të Japonisë. Por italiani i mbështeti lojtarët për të dalë nga gjendja e vështirë. “Ekipi ynë ishte i pranishëm në fushë. Nuk ishim të humbur si në pjesën e parë të ndeshjes me Marokun”, tha Ancelotti. Përbërja mbeti thuajse e njëjta, por në pjesën e dytë ishte një ekip krejt ndryshe i Brazilit.

Loja kishte qëllim. Kishte edhe intensitet që mungoi në pjesën e parë. U bënë një numër ndryshimesh taktike, sidomos për gatishmërinë për ta futur topin në zonë. Brazilianët i kishin 12 krosime në pjesën e parë, por kryesiusht u përpoqën të thyejnë mbrojtjen japoneze me pasime të shkurtra, që edhe priteshin nga përfaqësuesja e Amerikës së Jugut.

Në pjesën e dytë u bënë plot 28 krosime në zonë. Pra çdo dy minuta brazilianët kishin nga një krosim. Me vrapuesit që vinin në anën e padukshme të mbrojtësve në shtyllën e dytë, Japonia vuajti. Nuk ishte çudi që goli i barazimit i Casemiros erdhi nga kjo dredhi e thjeshtë por efektive. “Ndryshimet në pjesën e dytë nga Ancelotti bënë dallimin”, tha ish-mbrojtësi i Anglisë, Stephen Warnock.

“Japonia më nuk mundi t’i përballonte topat në zonë”. Ka “romantizëm” në idenë e Brazilit si ekip me shumë talent, për të luajtur futboll të shkujdesur. Ancelotti nuk dëshiron ta zhduk këtë. Por ai është gjithashtu i vetëdijshëm se ndonjëherë fitorja kërkon një qasje më ndryshe. “I vetmi rezultat i pranueshëm është fitorja. Nuk mund të jemi kurrë të kënaqur me atë që po bëjmë.

Është loja më e kompletuar që luajtëm. Kemi pasur më shumë telashe në pjesën e parë, pasi Japonia po hynte fuqishëm. Në pjesën e dytë i kapërcyem japonezët. Besoj se është një avancim. Luftuam për hapësirë në fillim, por jemi në gjendje ta zgjidhim këtë problem shumë mirë”, ka thënë Ancelotti. Në fund ishte një gabim i Japonisë që solli golin e fitores së Brazilit në minutën e 95-të.

Dhe Brazili mbajti gjallë ëndrrën për triumf në Botëror. Një fitore kaq dramatike me siguri do t’i jap vrull Brazilit.

Burimi: Koha