Futbollisti i Kombëtares së Marokut, Noussair Mazraoui ka dhënë një deklaratë interesante pas ndeshjes ndaj Holandës. Meqenëse ka luajtur tek Ajaxi nga grupmoshat e reja dhe u bë i njohur atje, lojtari marokien ka një simpati të veçantë për “protokallinjtë” ,. Andaj pas kualifikimit tutje, ai mbrëmë tha se kjo ndeshje është dashur të zhvillohej më vonë, ndoshta në fazën gjysmëfinale.
“Kjo ndeshje ishte shumë herët. Ishte e padrejtë për dy ekipet”, u shpreh ish-lojtari i Bayern Munchen-it. Kujtojmë se Maroku në fazën tjetër do të luajë ndaj Kanadasë.
