Mekuli bën thirrje për protesta para PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe

0%

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar ndaj bllokadës institucionale në Kosovë, duke e cilësuar situatën si një veprim me elemente të “grushtit të shtetit”. Në një postim në rrjetet sociale, ai ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancëb për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Listën Serbe për bllokimin e proceseve politike.

Mekuli ka bërë thirrje që qytetarët të protestojnë para zyrave të këtyre partive, duke argumentuar se ato po pengojnë funksionimin e institucioneve dhe po dëmtojnë interesin e Republikës së Kosovës. Postimi i plotë: Grusht shtet? Protestë para zyrave të PDK, LDK, AAK dhe LISTËS SERBE?

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe “PUÇ” apo “Grusht shteti” është ajo që organizohet në fshehtësi nga një grup i kufizuar njerëzish, të cilët nuk kanë mbështetje në popull; E kjo çka po ndodhë në Kosovë, konkretisht nga partitë opozitare LDK, PDK, AAK, LISTA SRBSKA dhe mediat e tyre, ka shenja të qarta të një grusht shteti klasik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

A duhet lejuar që Kosova e vogël të vuaj për sherr të partive politike? Natyrisht se jo! Të dashur lexues, Sot do të ishte e drejtë dhe njerëzore që populli i Kosovës, përpos që po merr pjesë (me të drejtë) në protestat kundër korrupsionit në Tiranë, do të duhej të hapnin sytë e të protestonin edhe para zyrave të partive politike PDK, LDK, AAK dhe LISTËS SERBE për shkak të bllokadës që po i bëjnë popullit të Kosovës.

Populli, përmes votës demokratike, vendosë se kush do t’a udhëheqë shtetin; në këtë rast VETËVENDOSJE ka fituar 53 deputetë, që nesër të qeverisë shtetin me parti tjetër politike, apo jo? Tani opozita LDK, PDK, AAK dhe LISTA SRBSKA po bllokojnë Kosovën; a nuk është ky veprim me elemente “grusht shteti” apo “puçi?”

Konsekuent deri në fund: A duhet të protestohet para zyrave të këtyre partive politike që po e minojnë pavarësinë e Republikës së Kosovës?

Burimi: Bota Sot