Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka reaguar në Kuvend lidhur me protestat e fundit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Muçi deklaroi se qytetarët kanë kapërcyer frikën dhe se tashmë kërkesat për ndryshim politik janë rritur. “Ky popull e ka mposhtur frikën. Tani që edhe Vuçiçi ra nga froni radhën e ka ky i juaji.
Ju e dini se është strukur te ai bunkeri i Surrelit, njësoj si Hitleri te bunkeri i Berlinit përpara se t’ia hiqte vetes bam”, tha Muçi. Sipas tij kryeministrat ne botën e qytetëruar japin dorëheqjen, ndërsa sulltanët rrëzohen.
“Tani kryeministrat në mbarë botën e qytetëruar dorëhiqen, ndërsa sulltanët, prijësit e përndritur si ky i juaji rrëzohem dhe kur rrëzohen rrokullisen tatëpjetë dhe marrin me vetë edhe ata që janë kacafytur te çallma e sulltani apo qafa e sulltanit. Duhet të jepni dorëheqjen për të mirën tuaj sa nuk është vonë”, tha ai.
