Maresca: I shkaktova probleme të mëdha Chelseas me largimin tim

0%

Tashmë është zyrtare: Enzo Maresca është trajneri i ri i Manchester City. Italiani, ka nisur një luftë mes “citizens” dhe Chelsea, skuadër që e drejtoi deri në gjysmën e sezonit të kaluar, para se të largohej nga Londra. Pas deklaratës së Manchester City, që njoftonte emërimin e tij dhe reagimit të ashpër të Chelsea, Enzo Maresca foli hapur.

“Vendimi për t’u larguar nga Chelsea ishte vetëm i imi“, tha trajneri italian, i cili fitoi Kupën e Botës për Klube me “blues” verën e kaluar. “Dorëheqja ime nga Chelsea më hapi rrugën për të nënshkruar me Manchester City, një klub që e njihja shumë mirë. Jam i lumtur që i jam bashkuar ta tani“, shtoi më tej Enzo Maresca, që do të zëvendësojë Pep Guardiola.

Më pas, Maresca pranoi problemet që shkaktoi largimi i tij nga Chelsea: E pranoj që largimi im nga Chelsea në mes të sezonit shkaktoi përçarje në klub dhe kërkoj ndjesë për këtë. Ky nuk ishte qëllimi im.”

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot