Kualifikim i vështirë për Sinnerin

0%

Ka nisur në Londër grand slam i Wimbledon, turneu më i rëndësishëm i fushave me bar. Një start i vështirë pr numrin 1 në botë për meshkuj, italianin Jannik Sinner. Ai fitoi 3-2 pas më shumë se 3 orësh lojë ndaj serbit Miomir Kecmanoviq.

Në raundin e dytë kualifikohen edhe serbi Daniil Medvedev (fitoi 3-0 ndaj Marin Cilic), amerikani Tommy Paul (3-0 ndaj Alexandre Muller) e greku Stefanos Tsitsipas (3-0 ndaj Hugo Gaston). Te femrat, start i mirë për japonezen Naomi Osaka, që mundi 2-0 Elsa Jacquemot. Pa probleme fiton edhe tenistja amerikane Coco Gauff, që mundi po 2-0 Tamara Korpatsch.

Në raundin e dytë shkon edhe tenistja ruse Mirra Andreeva (fituese e Roland Garros një muaj më parë), çekja Barbora Krejcikova e amerikania Jessica Pegula.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot