Qytetarët revoltë para Kuvendit, mazhoranca rrëzon mocionin me debat

0%

Mazhoranca socialiste ka rrëzuar me shumicë votash kërkesën e depozituar nga opozita për mocion me debat për kërkesat e protestuesve shqiptarë që dalin në shesh prej 30 ditësh, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe plotësimin e disa pikave.

Ndërsa PD kërkoi që të diskutoheshin 5 pikat e protestuesve në një debat parlamentar, grupi i PS u shpreh kundër, duke kërkuar rrëzimin e kësaj kërkese dhe moszhvillimin e debatit në seancë. Në fund propozimi u kalua në votim. Ku më pas, kërkesa e opozitës u rrëzua me 75 vota.

Burimi: Bota Sot