Paraguai feston si kurrë më parë, tifozët pushtojnë rrugët pas

0%

Paraguai ka shkruar një nga faqet më të lavdishme në historinë e futbollit të tij, duke eliminuar katër herë kampionen e botës, Gjermaninë, në raundin e 32-shes së Kupës së Botës 2026. Pas një ndeshjeje dramatike që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe nuk prodhoi fitues as pas vazhdimeve, gjithçka u vendos nga goditjet e penalltive.

Paraguai tregoi qetësi dhe saktësi nga pika e bardhë, duke triumfuar 4-3 dhe siguruar një nga fitoret më të mëdha në historinë e futbollit të vendit.

Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, festa shpërtheu në të gjithë Paraguain. 🇵🇾 ¡SE DESATÓ LA LOCURA EN PARAGUAY! 🥳🏆 Luego de la victoria de su selección ante Alemania🇩🇪 en el Mundial, los guaraníes hicieron fiesta nacional. 📹 elizepequeno 📺 Sigue la Copa Mundial de la FIFA 2026 por Telemundo y Peacock #MundialTelemundo #Somos26 #FIFAWorldCup … pic.twitter.com/d59sp7zoYM — Telemundo Deportes (@TelemundoSports) June 30, 2026 Mijëra tifozë dolën në rrugë, duke mbushur sheshet dhe qendrat e qyteteve me flamuj kuq e bardhë, këngë dhe brohoritje për të festuar këtë sukses historik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, rrugëtimi i Paraguait në Kupën e Botës bëhet edhe më i vështirë. Në fazën e 1/8 së finales, ata do të përballen me fituesin e sfidës mes Francës dhe Suedisë, në kërkim të një tjetër surprize të madhe në turne.

Burimi: Telegrafi