Ndahet nga jeta profesori dhe gjuhëtari Jashar Kabashi

0%

Shpërndaje në: Profesori universitar, gjuhëtari dhe përkthyesi i njohur, Jashar Kabashi, ka vdekur në moshën 96 vjeçare. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familja përmes një njoftimi mortor, ku thuhet se Kabashi ishte “ndër të parët dhe më të respektuarit në fushën e tij”, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në arsimin e lartë dhe në shkencë.

“Varrimi do të bëhet nesër në drekë, më , në ora , në varrezat e fshatit Korishë, Prizren. E pamja do të mbahet të enjten, 2 korrik, nga ora deri në , në Korishë, te shtëpitë e Ahmet Mucaj dhe Mahmut Kabashi. Të premten, 3 korrik dhe të shtunën, 4 korrik, nga ora deri në , në Hotel Grand, Prishtinë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga familjarët në Facebook.

I lindur në vitin 1940 në Kabash të Prizrenit, Jashar Kabashi kreu studimet për gjuhë angleze në Prishtinë në vitin 1966, ndërsa studimet pasuniversitare i vazhdoi në Beograd. Tezën e magjistraturës e mbrojti në Edinburg të Skocisë më 1974, ndërsa studimet e doktoraturës i ndoqi në Universitetin e Xhorxhtaunit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si bursist i programit Fulbright.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Doktoroi në Zagreb më 1988 me një temë që trajtonte matjen e kompetencës së anglishtes si gjuhë e huaj. Karrierën e nisi si profesor në Gjimnazin e Prizrenit, ndërsa nga viti 1968 ishte pjesë e Degës së Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku u pensionua si profesor i rregullt.

Gjatë karrierës së tij akademike ishte edhe profesor mysafir në Universitetin e Uestminsterit në Londër, me ftesë të Këshillit Britanik. Në vitin 1999 ai shërbeu si udhëheqës i sektorit të përkthimit në Administratën e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK).

Veprimtaria e tij shkencore u përqendrua kryesisht në morfologji, përkthim, kontaktet e gjuhëve dhe kompetencën e anglishtes si gjuhë e dytë. Në vitin 2000 botoi një libër për morfologjinë e gjuhës angleze.

Burimi: Koha