Alarm i rremë për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

0%

Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka gjetur asgjë të dyshimtë gjatë kontrollove në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, pas pranimit të një informacioni se në këtë stacion ishte vendosur një mjet shpërthyes. “Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast i cili është cilësuar si lajmërim i rrejshëm”- ka thënë Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës në kryeqytet. Alarmi për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar mëngjesin e së martës ().

Qytetarët janë evakuuar në një perimetër të caktuar përreth stacionit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitet kompetente për ta verifikuar rastin. Edhe më , Policia e Kosovës kishte pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Mirëpo, pas verifikimeve, Policia nuk kishte gjetur asgjë të dyshimtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Kallxo