Shoqërohet Emiljano Nina. Kushëriri i Ervis Martinajt u kap me armë te dera e Ilir Selmanit. Rrethanat e pranisë së Emiljano Ninës në banesën e Selmanit dhe qëllimi i takimit mes tyre mbeten të paqarta. Ilir Selmani, i akuzuar për vrasjen e Santiago Malkos u lirua disa ditë më parë.
Selmani është i përfshirë në dosjen hetimore që lidhet me vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e cila vijon të jetë në proces gjyqësor.
Burimi:
Bota Sot
