KRU “Mitrovica” njofton për intervenime në ujësjellës dhe kanalizim

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton qytetarët se do të ketë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Zonat në të cilat po punohet në rrjetin e ujësjellësit janë: Fshati Zasellë, Fshati Suhodoll, Fshati Rekë, Rr. “Korça ”, Rr. “Ali Zeneli”, Rr. “Mbretëresha Teuta”, Rr. “Afrim Xh. Hyseni”, Rr. “Dëshmorët e Kombit”, Rr.”Isak Ibrahimi”.

Ndërsa punimet në rrjetin e kanalizimit: Rr. “Hoxhë Hasan Tahsini”, Rr. “Ukshin Kovaqica, Fshati Frashër – Lagja “Katari”. Sipas njoftimit, pas rikthimit të furnizimit të ujit të pijes, shkak i ndërhyrjeve teknike, uji mund të paraqitet turbullirë e përkohshme.

“Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, përfundon njoftimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi