“Paraguai nuk dorëzohet kurrë!” – Presidenti shpall festë kombëtare

0%

Paraguai shkaktoi një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026 pasi eliminoi Gjermaninë në fazën e 1/16 së finales me rezultat 1-1 (4-3 pas penalltive). Përfaqësuesja paraguaiane u bë skuadra e parë në histori që arrin ta mposhtë Gjermaninë në një seri penalltish në një ndeshje të Kupës së Botës, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit të vendit.

Pak pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, presidenti i Paraguait, Santiago Pena Palacios, bëri një njoftim të veçantë për qytetarët e vendit. Ai konfirmoi se dita e martë, , do të shpallet festë kombëtare në Paraguai, si mënyrë për të festuar këtë triumf historik ndaj gjermanëve. “Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, për hir të Zotit!!”, shkroi presidenti në një postim në rrjetet sociale.

Fitorja ndaj Gjermanisë ka shkaktuar festime të mëdha në të gjithë vendin, ndërsa Paraguai vazhdon ëndrrën e tij në Kupën e Botës 2026 me kalimin në fazën e 1/8 së finales./ Telegrafi

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi