Shpërndaje në: Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në Fushë-Kosovë. Sipas raportit policor, rastet kanë ndodhur në periudhën 23–, ndërsa dy prej të dyshuarve, dyshohet se kanë kryer vjedhje në disa lokacione të ndryshme. I dyshuari i tretë dyshohet se kishte pranuar sendet e vjedhura.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit që dyshohet se kanë kryer vjedhjet janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari që kishte pranuar sendet e vjedhura është liruar në procedurë të rregullt. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rasteve.
