Theret për vdekje një person në Dragash, i dyshuari në arrati

0%

Shpërndaje në: Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra gjatë një përleshjeje që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit. Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës , kur disa persona janë përfshirë në një përleshje. Gjatë incidentit, viktima dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë.

I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Policia ka iniciuar rastin si “Vrasje e rëndë”, ndërsa i dyshuari, ndodhet në arrati. Organet e rendit janë duke vazhduar hetimet dhe po punojnë për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Burimi: Koha