​E hëna tragjike në Kosovë: Një person vritet me thikë, tjetri bie në

0%

Një person është gjetur pa shenja jete, të hënën, në Fushë Kosovë. Vdekja e tij u konstatua pasi në vendin e ngjarjes, në rrugën “Pajazit Islami” dolën njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor. Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “Hetim mbi vdekjen”.

Një rast tjetër i vdekjes, ka ndodhur po të hënën, rreth orës , në fshatin Dobërçan të Gjilanit. Këtu një burrë ka humbur jetën pasi, siç raporton policia, kishte rënë në një pus teksa po e pastronte atë. Trupin e tij nga bunari e kanë nxjerrë zjarrfikësit ndërsa mjekët e kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Edhe trupi i tij, me urdhër të prokurorit, është dërguar në IML për obduksion. Rasti i tretë tragjik në të cilin humbi jetën një person është ai që ndodhi mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një rrahjeje mes disa personave. Sipas policisë, viktima dyshohet se paraprakisht ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.

Burimi: Bota Sot