DASHUROHUNI

0%

Poezi nga: Jorge Enrique Adoum Përktheu: Maksim Rakipaj Dashurohuni, ju lutem, vazhdoni të duheni ashtu me neps, ndër shekuj të shekujve të shekujve, mos e zgjidhni lidhjen e parë, të vjetër sa s’mbahet mend, sepse çka do të na mbetej prej kësaj shtatoreje dashurie të pacipë, e si do të mund ta vërtetonim që dikush na deshi, nëse këto eshtra beftas, pluhur të bëhen e të zhbëhen në shkundjet e grahmave të fundit njëqind shekuj pasi sapo ke prekur ato buzë me gishta dhe mbetemi kështu pa një provë që atë ditë qe vërtet përjetësia.

Burimi: Telegrafi