Sërish alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve

0%

Shpërndaje në: Policia e Kosovës të martën në mëngjes ka marrë një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana ka thënë se pas pranimit të informatës policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

Ai ka njoftuar se në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët dhe se njësitet përkatëse janë duke u marrë më rastin. “Rreth orës kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

Në një perimetër të caktuar janë evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka deklaruar Pllana. Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që Policia ka marr informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve. Më 22 qershor një alarm për mjet shpërthyes pati rezultuar i rrejshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha