​Një person u vra me mjet të mprehtë të hënën mbrëma në Dragash,

0%

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në fshatin Zlipotok të Dragashit, pas një rrahjeje mes disa personave. Sipas policisë, viktima dyshohet se paraprakisht ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë. Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në arrati, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje e rëndë”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Burimi: Bota Sot