Rreth orës të mëngjesit, është pranuar një informatë për një mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Ai bëri të ditur se menjëherë pas njoftimit, Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë në atë zonë, duke evakuuar qytetarët nga një perimetër i caktuar.
Në vendngjarje janë angazhuar njësitet përkatëse policore për trajtimin dhe verifikimin e informatës.
Burimi:
Bota Sot
