Shkoi në shtëpinë e saj dhe e kërcënoi: “Kam me ta vra burrin dhe

0%

Një rast i rëndë i kanosjes është raportuar në fshatin Rakinicë të Skenderajt, ku një burrë dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e një gruaje dhe e ka kërcënuar me vrasjen e bashkëshortit dhe djalit të saj, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës .

Sipas kallëzimit të viktimës, i dyshuari kishte shkuar në oborrin e shtëpisë së saj i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, e cila, sipas ankueses, më herët kishte qenë në lidhje dashurie me djalin e saj. Gjatë përballjes, i dyshuari dyshohet se e ka kanosur ankuesen duke i thënë: “Kam me ta vra burrin dhe djalin”.

Pas denoncimit, Policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion, ku ai është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Në kuadër të hetimeve janë intervistuar edhe tre persona në cilësinë e dëshmitarëve. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “ Kanosje ”, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë në vazhdim. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com