Momente tensioni në qiellin e Nju Jorkut, avioni i JetBlue raporton

0%

Një avion i kompanisë JetBlue u përfshi në një incident të pazakontë gjatë uljes në Aeroportin Ndërkombëtar John F. Kennedy në Nju Jork, pasi piloti raportoi një përplasje të mundshme me një dron. Ngjarja ka shtyrë Administratën Federale të Aviacionit të SHBA-së (FAA) të nisë një hetim për të zbardhur rrethanat e incidentit.

Sipas FAA-së, piloti i fluturimit 948, që udhëtonte nga Las Vegasi drejt Nju Jorkut, raportoi se avioni u godit nga një dron në një lartësi prej rreth 3,000 këmbësh (afërsisht 1,000 metra), ndërsa ishte në afrimin përfundimtar për ulje në aeroportin JFK, rreth orës sipas kohës lokale të së hënës.

Nga ana e saj, kompania JetBlue konfirmoi se ekuipazhi raportoi një “kontakt të mundshëm me dron”, por theksoi se avioni u ul normalisht, pasagjerët zbritën pa probleme dhe mjeti u tërhoq nga shërbimi për t’iu nënshtruar një inspektimi teknik. Kontrollet e kryera nga teknikët nuk evidentuan dëmtime në avion dhe nuk u gjetën shenja të një përplasjeje, njoftuan FAA dhe kompania ajrore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mediat amerikane publikuan edhe komunikimet mes pilotit dhe kullës së kontrollit. “Nuk munda të flisja gjatë afrimit, por u përplasëm me një dron”, dëgjohet të thotë piloti.

Kontrollori i trafikut ajror e pyeti menjëherë nëse kishte ndodhur vërtet përplasja, ndërsa piloti u përg jigj: “Po, na goditi pak mbi kabinën e pilotit.” Sipas FAA-së, çdo muaj raportohen më shumë se njëqind raste të dronëve që fluturojnë pranë aeroporteve amerikane.

Autoriteti ka vendosur ndalim të rreptë për përdorimin e dronëve pranë aeroporteve, avionëve, helikopterëve dhe objekteve të ndjeshme, ndërsa shkelësit përballen me gjoba të larta dhe dënime penale që mund të çojnë edhe në burg. Lufta kundër dronëve është bërë gjithashtu pjesë e masave të sigurisë për Kupën e Botës 2026.

Sipas Andrew Giuliani, drejtues i Shtëpisë së Bardhë për organizimin e turneut, deri në mesin e kompeticionit autoritetet kanë zbuluar 1,139 dronë në zona të ndaluara dhe kanë neutralizuar më shumë se 300 prej tyre.

Burimi: Bota Sot